Trepça ka arritur të mposht Sigal Prishtinën me rezultat 78-75, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në kuadër të xhiros së 23-të në elitë ne basketbollit kosovar.
Xehetarët nuk e nisën mirë ndeshjen teksa u rikthyen në çerekun e dytë, për të shkuar me epërsi prej 32-41, pas pjesës së parë, shkruan Arbresh.info.
Teksa deri në fund Prishtina arriti të barazoj rezultatin kur kishin mbetur vetëm edhe tetë sekonda.
Mirëpo në aksionin vendimtar Kevin Capers arriti të shënoj me një gjuajtje të lirë.
Teksa në semafor në fund rezultati shkruante 78-75, për mitrovicasit.
Capers ishte vendimtar me 23 pikë, teksa lojë të mirë bëri edhe Edge me 21 pikë e nëntë asistime.
Xehetarët arrijnë në kuotën e 21 fitoreve krahas dy humbjeve, kurse kryeqytetasit kanë 14 fitore e nëntë humbje./Arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...