Policia e Kosovës ka kërkuar ndihëm e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar.
I dyshuari kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhë në muajin janar, 2024.
Sipas policisë, fotografia e të dyshuarit është publikuar me autorizim të prokurorisë kompetente.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhë në muajin janar, 2024”, thuhet në njoftimin nga Policia.
Policia ka bërë apel që për çdo informatë të kontaktojnë në numrin e telefonit 192./Arbresh.info/


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...