Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj së bashku me një delegacion të PDK-së, po qëndrojnë për vizit në Austri.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha ka bërë të ditur se është takuar me Christoph Stark, deputet në Parlamentin e Austrisë dhe kryetar i Komunës në Gleisdorf, përcjell Arbresh.info.
“Kënaqësi fort e veçantë të takojmë Christoph Stark, deputet me ndikim të madh në Parlamentin e Austrisë dhe Kryetar i Komunës në Gleisdorf, ku jetojnë shumë bashkatdhetarë të cilët marrin mbështetje të madhe nga ai, sepse çdoherë e ka në zemër Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj
Ndryshe delegacioni i PDK-së, përbëhet nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci./Arbresh.info
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...