Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar arrestimin në Bullgari të kryeshefit ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, i cili supozohet se kërkohet nga INTERPOL-i.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin, se “në mbështetje të informatave zyrtare të pranuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Bullgarisë, shtetasi i Republikës së Kosovës H.K. (Hasan Krasniqi) është ndaluar më datën 19 shkurt, 2024 në pikën e kalimit të kontrollit kufitar “Gyushevo”.
“Shtetasi i Republikës së Kosovës është ndaluar pasi që i njëjti supozohet të jetë person i kërkuar nga INTERPOL-i”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.
Ndryshe, mediat sot kanë raportuar se Krasniqi është arrestuar nga autoritetet bullgare, derisa me familjen e tij po udhëtonte për pushime.
Zyrtarë të KRU “Gjakova”, i kanë thënë se Krasniqi është në pushim vjetor.
“Kryeshefi është në pushim vjetor”, thanë shkurt nga “KRU Gjakova”.
Hasan Krasniqi ka qenë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Gjakovës.
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit