Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka replikuar deeputetit të AAK-së, Shemsedin Dreshaj lidhur me çështjen e sigurimeve shëndetësore.
Në fjalën e tij, Vitia tha se Lëvizja Vetëvendosje dhe para dhjetë viteve zëshëm i ka thënë këto kritika, shkruan Arbresh.info.
“Më vjen mirë që pas 10 viteve edhe pse me vonesë kemi pajtueshmëri. Por një gjë që e thatë gabim është gabim sepse është bërë fondi në bazë të këtij ligji sepse ky ligj shprehimisht nuk e ka paraparë themelimin e fondit.”, u shpreh ministri Vitia.
“Nuk kam parë asnjë inciativë nga Qeveritë paraprake për të ndryshuar Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore apo për të forcuar Fondin nga partia të cilës I jeni bashkuar.Përkundrazi ka pasur vetëm degradim duke filluar nga burimet njerëzore ku një pjesë janë punësuar komplet militantë dhe komplet lidhej familjare”, shtoi ai.
Ndër të tjera, ministri Vitia tha se Fondi nuk ka pasur kapacitet për të bërë procesin e sigurimeve shëndetësore.
“Ky fond nuk ka pasur kapacitet asnjëherë për të bërë procesin e sigurimeve shëndetësore. Aty vetëm është grumbullua një borxh prej 30 milionë eurove, rast ky i cili është ende në Prokurori”, tha Vitia.
Më tej ministry Vitia tha se nuk do të ketë më ekspertimete duke shtuar se ekziston mundësia e vonesave.
“Andaj më nuk do të ketë eksperimente, jo më veprime pa analiza, jo më tallje me qytetarët, jo më shpenzime marramendëse të parave publike pas asnjë rezultat, e as përpjekje për të futur duart në pagat e qytetarëve pa krijuar parakushtet. Vonesa edhe mund të ketë, por vetëm kur jemi të sigurt që janë marrë të gjitha masat ne do të veprojmë”, tha Vitia.
“Asnjë presion i çfarëdo lloj forme nuk më bën përshtypje dhe nuk më ndalin në punën që po bëjmë”, tha mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...