Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku falënderoi deputetin e AAK-së, Shemdesin Dreshaj për thirrjen e kësaj seance.
Ajo tha se deputeti tashmë e din që ky ligj pritet që shpejt të procedohet në Kuvend.
Ndërsa duke folur për shëndetësinë në të kaluarën, Kollçaku tha se sot nuk e kemi as “i” nga implementimi i ligjit.
Deputetja tha se sot Kosova vuan pasi në të kaluarën nuk i ka përmbush zotimet.
“Sot ne nuk e kemi as “i” nga implementimi i ligjit. Sot si Kosova ne vuajmë si një shtet jo serioz pasi në të kaluarën nuk i ka përmbush zotimet, ne jemi në fazën e rikthimit të besimit dhe rikthimit të borgjeve”, tha ajo.
Kollçaku tha gjithashtu se me ligjin e ri për sigurime do të themelohet fondi i sigurimeve shëndetësore
“Me ligjin e ri për sigurime shëndetësore do të themelohet fondi i sigurimeve shëndetësore i Kosovës dhe do të rregullohet funksionimi i dhe financimi i sigurimeve shëndetësore”, tha deputetja./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...