Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka thënë se ekipi i tij e ka gjetur mënyrën për t’i fituar ndeshjet pasi u rikthye te fitorja të mërkurën mbrëma ndaj Nottingham Forestit në FA Cup.
Unitedi mori një fitore të minutave të fundit 1-0 ndaj Nottingham Forest në City Ground dhe kjo fitore e lumturoi trajnerin holandez të Djajve të Kuq.
“Është koha më e mirë për të shënuar në fund. Të shtunën ne ndjemë një humbje në fund të ndeshjes kundër Fulhamit. Çdo fitore është e rëndësishme”, ka thënë fillimisht Ten Hag.
“Ndeshje fantastike po vijnë. Kjo skuadër, me atë që tregoi sot, është e mrekullueshme”.
“Ata duhet ta tregojnë atë në çdo ndeshje. Unë e kam parë atë dy muajt e fundit, jo të shtunën. Ne kemi gjetur mënyrën për të fituar”, përfundoi holandezi.
Casemiro shënoi me kokë në momentin e fundit me një goditje dënimi të Bruno Fernandes për të ndihmuar United të kualifikohet në çerekfinalen e FA Cup.
Një përplasje e madhe kundër Manchester Cityt e pret Ten Hagun gjatë fundjavës dhe aty do të shihet nëse vërtetë Djajtë e Kuq e kanë gjetur rrugën e fitoreve. /Telegrafi/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...