Albion Rrahmani ka vazhduar me formë të lartë në kampionatin rumun, ku ka shënuar dy gola në fitoren 4-1 të Rapid Bukureshtit ndaj UTA Aradit.
Rrahmani me dy golat arriti në kuotën e 11 golave, ndërsa ka edhe dy asistime në 13 paraqitje në kampionatin e Rumanisë.
“Shpresoj të shënoj më shumë gola. Dua të fitoj tituj. Do të shohim a do t’i shënoj 20 gola”.
“Pas rezultatit 2-0 ishim të relaksuar. Më pas ata bënë gabime dhe ne shënuam”.
“Është me rëndësi të luftojmë deri në fund. Tifozët na ndihmuan shumë, ishin lojtari i 12-të”, ka thënë Rrahmani për mediat pas ndeshjes.
Sulmuesi i rrezikshëm është kthyer në një nga emrat më kryesor të futbollit rumun këtë vit. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...