Inter është në rrugë të mirë për të fituar Serie A, pas një sezon fantastik që është duke e bërë.
Aktualisht Interi është i pari me 66 pikë, nëntë më shumë se Juvnetusi që është në vendin e dytë dhe ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, shkruan Arbresh.info.
Për këtë ka folur ish trajneri i Juventusit, Marcelo Lippi i cili tha se nuk e ka pritur këtë dominim të Interit.
“Nuk e prisja që Inter të shfaqej kaq dominues. E dija se do të ishte një shkallë më lartë se pjesa tjetër, por jo me këtë diferencë” , tha Lippi.
Tutje ai ka theksuar se ka pritur që Juventusi te jetë më garuese me Interin.
“Ka nëntë pikë më shumë se ndjekësja më e afërt, fiton edhe kur bën ndryshime në formacion, mendoj se kanë gjithçka për të qenë kampionët e Italisë. Nga ana tjetër, prisja që Juventusi të garonte më shumë dhe të mos kishte kaq diferencë me Interin, të paktën në këtë pikë të kampionatit”, u shpreh ai.
Deri në fund kanë mbetur edhe 12 xhiro për t’u zhvilluar dhe Interi është mjaft bindëse për të triumfuar për herë të 20-të në histori./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...