I dërguari special të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarazzin është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, të cilët të tjera kanë biseduar për takimin e ardhshëm në Bruksel, situatën në Kosovë dhe integrimin evropian të Serbisë.
“Takim i mirë me Manuel Sarazzin. Diskutuam për një spektër të gjerë temash, nga marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare deri te takimet e ardhshme në Bruksel dhe zhvillimi i situatës në Kosovë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Vuçiq ka theksuar se me Sarazzin ka shkëmbyer mendime për bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë, si dhe për integrimin evropian të Serbisë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet në këtë rrugë./rtk
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...