\Milan dhe Atalanta kanë luajtur baras me rezultat 1-1, në kuadër të sfidës së 26-të në Serie A.
Ndeshjen më mirë e ka filluar Milani, që ka realizuar në minutën e tretë, përmes një goli të Rafael Leaos, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë tre minuta para fundit të pjesës së parë u akordua penallti për Atlantan.
Nga pika e bardhë i saktë ishte Koopmeiners.
Giroud pati një super rast në minutën e 80-të mirëpo për fat të tij të keq topi u largua nga vija e portës.
Milani u mundua deri në fund të gjej golin e fitores por nuk ia arriti dot.
Pas këtij barazimi Milani është në vendin e tretë me 53 pikë, kurse Atalanta mbetet e pesta me 46 sosh./Arbresh.info/
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi