Një pasdite duke peshkuar mes dy vëllezërve dhe një miku të tyre, përfundoi në tragjedi këtë të diel në Durrës. Një 40-vjeçar dyshohet të ketë humbur jetën, pasi rrëshqiti në ujë dhe e mori rrjedha, duke ia bërë të pamundur që të dilte prej detit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15 në Porto Romano. Në një njoftim për mediat, policia e Durrësit tha se aktualisht në vendin e ngjarjes kanë shkuar polumbarët, që po punojnë për gjetjen e trupit të 40-vjeçarit.
“Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. N, 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. N., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. N. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat”, tha policia e Durrësit në një njoftim paraprak për mediat./tvklan.al
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës
“Franga, dollar dhe euro”, qytetarët gjejnë kuletën dhe e do...
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova