Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar duke thënë se pesë muaj nga sulmi terrorist në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku, Prokuroria Speciale ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, LVV ka thënë se janë shpalosur qindra prova për pjesëmarrësit e atij sulmi, shkruan Arbresh.info.
“Me 24 shkurt u bënë 5 muaj nga sulmi terrorist i organizuar nga Serbia me qëllim aneksimin e veriut. Deri tash janë shpalosur qindra prova dhe zbuluar pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në atë sulm. Por, edhe pas gjithë këtyre muajve dhe provave ende nuk ka asnjë aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për këtë rast.”, thuhet në reagimin e LVV-së.
Ndryshe, më 24 shtator, grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës, sulm nga i cili mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku./Arbresh.info/
Dalin pamjet nga gjyqi, Ilir Meta brenda në kafazin e xhamit
Në Spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses operacion për kanc...
Tre persona të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në ...
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...