Presidenti i La Liga-s Javier Tebas është i sigurt se Real Madrid nuk ka nevojë të bëjë ndonjë shitje për ta regjistruar Kylian Mbappen.
Mediat spanjolle raportuan se me ardhjen e Mbappes mund të ketë disa probleme te skuadra madrilene, ku u përmend shitja e mundshme e yllit të skuadrës Vinicius Junior.
Megjithatë, Tebas për gazetën francez “L’Equipe” ka deklaruar se Real Madrid është mirë financiarisht andaj s’ka nevojë të largojë ndonjë lojtarë.
“Sigurisht (ardhja e mundshme e Mbappes) është lajm i shkëlqyer për Real Madridin dhe futbollin spanjoll. Është ndër më të mirët në botë. Nga pikëpamja ime, Bellingham, Haaland dhe Mbappe janë tre lojtarët më të mirë dhe dy prej tyre janë në Real Madrid”.
“Është klub me situatën më optimale financiare. Presidenti dhe drejtorët janë menaxhues të mirë, por janë shumë të këqinj kur duan të organizojnë kompeticione tjera”.
“Nuk janë të obliguar të shesin askënd për të paguar Mbappen, aspak”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Mbappe ka konfirmuar se do të largohet nga PSG-ja mirëpo marrëveshja me Realin ende s’është kompletuar./rtk
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...
Inspektorati i Punës godet shkeljet në ndërtimtari, 13 ndali...