Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), Stefano Sannino.
Përmes një postimi në platformën “X”, Hasani shkruan se ka diskutuar për angazhimin e Shqipërisë për t’u linjëzuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së, rëndësinë e progresit në procesin screening si dhe gatishmërinë për të hapur kapitujt themelorë.
“Një takim mjaft i mirë gjatë forumit të “Raisina Dialogue” me Sekretarin e Përgjithshëm të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), Stefano Sannino.
Theksova angazhimin e Shqipërisë për t’u linjëzuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së, rëndësinë e progresit në procesin screening si dhe gatishmërinë për të hapur kapitujt themelorë.
Përballë sfidave globale, përshpejtimi i procesit të integrimit në BE për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor mbetet vendimtar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe evropian.”, shkruan Hasani. /abcnews.al
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...
Dy gola nga penalltitë, nuk sjell fitues ndeshja e parë gjys...