Sektori i Hetimeve nga Departamenti për Kufi gjatë një plani operativ, në bjeshkët e fshatit Vermicë, ka vërejtur dy persona të dyshuar dukë hyrë nga territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve malore në mënyrë të paligjshme.
Personat e lartcekur janë vërejtur se gjatë lëvizjes, në shpinë bartnin ngarkesa të dyshuara
Ngarkesa e dyshuar ndodhej në dy çanta me 11 (njëmbëdhjetë) paketime në sasi prej
33.800 kg (tridhjetë e tre kg e tetëqind gram), substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës, respektivisht Sektori i Hetimeve nga Departamenti për Kufi gjatë realizimit të një plani operativ, më 22.02.2024, në bjeshkët e fshatit Vermicë ka vërejtur dy persona të dyshuar duke hyrë nga territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve malore në mënyrë të paligjshme.
Personat e lartcekur janë vërejtur se gjatë lëvizjes, në shpinë bartnin ngarkesa të dyshuara, ku pasi të njëjtit kishin hyrë në zonën e Republikës së Kosovës, nga zyrtarët policor janë urdhëruar që të ndalohen, mirëpo të njëjtit kanë lëshuar ngarkesat që bartnin dhe kanë filluar që të ikin, njëri nga ta është arritur të ndalohet nga ana e zyrtarëve policorë.
Ngarkesa e dyshuar ndodhej në dy çanta me 11 (njëmbëdhjetë) paketime në sasi prej 33.800 kg (tridhjetë e tre kg e tetëqind gram), substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent dhe rasti i kompletuar së bashku me substancën e dyshuar i dorëzohet Drejtorisë per Hetimin e Trafikimit me Narkotik Prizren për trajtim të mëtutjeshëm./Arbresh.info/


Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin