Mëngjesin e sotëm, mysafirë në Zyrën e Kryeministrit patën rastin të jenë një grup nxënësish të Shkollës Fillore “Ismail Qemaili”, të cilët u pritën ngrohtësisht nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Kureshtjes dhe interesimit të shfaqur gjatë takimit nga shkollarët e vegjël, kryeministri Kurti i’u përgjigj duke ndarë me nxënësit kujtime nga fëmijëria e tij, si dhe përvoja nga jeta profesionale në pozitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
“I lumtur, e sidomos kur njerëzit e tjerë bëhen të lumtur që po ju ndihmoj dhe shërbej si kryeministër i Republikës së Kosovës”, u shpreh ai në pyetjen se si ndihet në pozitën e kreut të Qeverisë.
Fëmijët e klasës së parë të shoqëruar nga mësuesja Filloreta Mustafa Dërmaku, falënderuan kryeministrin Kurti për mundësinë dhe kohën për t’u takuar, derisa nxënësit përveç momenteve të këndshme e gazmore, i dhuruan kryeministrit edhe një punim arti të realizuar nga dora e tyre.
Gjatë këtij takimi nxënësit e vegjël patën rastin të vizitojnë ndërtesën e Qeverisë dhe të njihen nga afër me ambientet e punës, përfshirë sallën e mbledhjeve të kabinetit qeveritar dhe Qendrën për Media./Arbresh.info/






Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...