Drejtori i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi ka folur për dosjet e para që kanë pranuar si dëshmi të krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë.
Po ashtu, Hetemi ka folur edhe për funksionalizimin e Institutit, për rekrutimin e stafit që pritet të ketë punë.
Ai u ka bërë thirrje të gjithëve të bashkëpunojnë e t’i deponojnë dëshmitë që kanë, derisa ka thënë se dyert e hapura do të jenë edhe për institucionet e ndjekjes të cilat në këtë institut mund të gjejnë dëshmi për kryerësit e krimeve gjatë luftës.
Hetemi po ashtu ka treguar se arsyeja se pse bash për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës kanë pranuar 3 dosje me qindra faqe si dëshmi të krimeve të kryera në Kosovë.
“Arsyeja pse kemi përzgjedhur përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës për ta përzgjedhur materialin e parë është sepse unë besoj që dokumentimi i krimeve të luftës rithekson edhe një herë domosdoshmërinë e krijimit të shtetit të Kosovës. Madje edhe ma skeptikët qofshin ato shtete apo individ në momentin që i dokumentojmë krimet e luftës do ta kuptojnë se themelimi i Republikës së Kosovës ka qenë parakusht për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, tha Hetemi në “Info Plus”.
Haxhiu: Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drej...
A frikësohet Klodi se e ka humbur të dashurën, pas veprimeve...
Ademi: Shorti nuk është i lehtë, por mund t’ia dalim në këtë...
Policia sekuestron armë dhe drogë në Mitrovicë
Portugali/ Parlamenti miraton kufizime për aksesin e fëmijëv...
Lëkundje tërmeti në Vlorë