Kartëmonedhat me portretin e Mbretit Karli i tretë do të hyjnë në qarkullim duke filluar nga 5 qershori 2024. Portreti i Mbretit do të shfaqet në modelet ekzistuese te të katër kartëmonedhave – £ 5, £ 10, £ 20 dhe £ 50 – pa ndryshime me modelet ekzistuese.
Kartëmonedhat që përmbajnë Mbretëreshën Elizabeta II do të mbeten të ligjshme dhe do të qarkullojnë së bashku me kartëmonedhat e mbretit Karl III.
Kartëmonedhat e reja do të printohen vetëm për të zëvendësuar ato që janë përdorur shumë dhe për të plotësuar çdo rritje të kërkesës për kartëmonedha, për të minimizuar ndikimin mjedisor dhe financiar të këtij ndryshimi.
Në një deklaratë, Banka e Anglisë theksoi se kjo do të thotë se publiku do të fillojë të shohë kartëmonedhat e reja te mbretit “gradualisht”. Modelet e reja u zbuluan në dhjetor pa asnjë ndryshim tjetër në paraqitjen ekzistuese./abcnews.al/
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...