Ndërmjetësi i negociatave akuzon Netanyahun se po përpiqet të zgjasë luftën
Katari ka akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun, për përpjekje për të zgjatur luftën.
Modeli i negociatave për një marrëveshje armëpushimi “nuk ishte shumë premtues”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al Ansari.
Katari është në mesin e disa vendeve që kanë marrë pjesë në bisedimet ndërmjetësuese midis Hamasit dhe Izraelit, së bashku me Egjiptin, ShBA-në dhe të tjerët.
“Deklaratat e fundit të kryeministrit izraelit në të cilat ai i bën thirrje Katarit që të bëjë presion ndaj Hamasit për lirimin e pengjeve nuk janë gjë tjetër veçse një përpjekje e re e tij për të vonuar dhe zgjatur luftën për arsye që janë bërë të qarta për të gjithë”, tha Al Ansari.
Ndërsa ai nuk specifikoi saktësisht se çfarë deklaratash i referohej, komentet e Al Ansari vijnë pasi kryeministri izraelit tha se duhet të ushtrohet presion ndaj Katarit për ta bërë Hamasin të lirojë pengjet.
Netanyahu u citua në mediat izraelite të ketë thënë: “Katari mund të bëjë presion ndaj Hamasit si askush tjetër. Ata presin liderët e Hamasit. Hamasi është i varur financiarisht prej tyre”, shkruan Skynews.
Reduktime të rrymës sot dhe nesër, njoftim me rëndësi nga KO...
“Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dash...
Rinumërimi i votave mund të zgjasë deri në dy javë
Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Pro...
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se ë...
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...