Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Republikës së Kosovës, duke shënuar kështu fillimin e aktiviteteve për nder të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Pas ngritjes së flamurit dhe intonimit të himnit të Kosovës, në adresimin e tij para mediave kryetari Glauk Konjufca e konsideroi 17 shkurtin ditën më të rëndësishme të shtetit tonë. Ai tha se sot është ditë jo vetëm e festimit, por edhe e reflektimit, falënderimeve dhe e mirënjohjeve.
“Falënderimi i parë shkon për ata dëshmorë dhe martirë të cilët e dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë, për të gjithë ata veprimtarë e aktivistë politikë të cilët nuk kursyen asgjë që shteti ynë të krijohet, e padyshim edhe miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët ndihmuan që të lind Republika e Kosovës. Prandaj gëzuar të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, gëzuar gjithë popullit tonë për këtë ditë të rëndësishme”, theksoi kryetari Konjufca.
Më pas, krerët shtetërorë bënë nderime dhe vendosën lule te Monumenti i të Personave të Zhdukur me Dhunë, te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje