Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka ndarë në rrjetin social “X”, disa fotografi nga takimi që pati të enjten me krerët e drejtësisë në Shqipëri.
Në takim të pranishëm ishin kreu i SPAK Altin Dumani, drejtuesja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, drejtuesi i ILD, Artur Metani dhe kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.
Në mesazhin e tij Blinken thekson se reforma në drejtësi është thelbësore për integrimin në bashkimin Evropian.
Ai nënvizon se u takua me krerët e drejtësisë së re për t’i përgëzuar në progresin e bërë në luftën kundër korrupsionit.
“Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE. U takova me drejtuesit e reformës në drejtësi në Tiranë për të përgëzuar progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsionit”, shkruan Blinken./euronews





Vaksinimi kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me rezultate po...
Cristiano Jr. u zemërua për shkak zëvendësimit, ndëshkohet n...
“Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk e kërcënojnë integritetin...
Kurti tregon se cilat dokumente të strukturave paralele serb...
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...