Izraeli akuzoi të enjten OKB- në se po vonon shpërndarjen e ndihmave humanitare për civilët në Rripin e Gazës dhe i bëri thirrje asaj që të “rrisë” operacionet e saj për të.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit, 500 ngarkesa automjetesh me ndihma humanitare nuk janë dërguar në enklavën palestineze, por qëndrojnë në vendkalimin Kerem Shalom për ditë të tëra.
Ministria publikoi edhe foto të sasive të ndihmave pasi u inspektuan nga ushtria izraelite dhe mbetën të hapura në anën palestineze të pikës kufitare në pritje të marrjes dhe shpërndarjes.
Nga ana tjetër, grupet e ndihmës akuzojnë ushtrinë izraelite për bllokimin e shpërndarjes së ndihmave pasi civilët në Rripin e Gazës rrezikojnë të vdesin nga uria. Qeveria izraelite e mohon këtë./abcnews.al
Mbappe: Gjithmonë kam thënë se është i vetmi klub për të cil...
Gërvalla kritikon Ramën për editorialin e përbashkët me Vuçi...
Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...