Një incident tragjik ka ndodhur tek qendra e skijimit në Brezovicë ku një shtetase e huaj ka humbur jetën si pasojë e një një orteku të papritur të borës në një zonë të njohur si “Foleja e Shqiponjës”.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës. Viktima është femër, 54-vjecare, shtetase e huaj.Ekipe të policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do tju njoftojmë me kohë.”, tha Veseli.
Vdekjen e gruas 54-vjeçare, e ka konfirmuar edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës teksa kanë publikuar informata më të hollësishme lidhur me rastin.
“Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve, por pas mbledhjes së informatave është identifkuar problematikadhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshuar “Foleja e Shqiponjave, zakonisht faqe malore që njihet si problematike për krijimin e orteqeve. Anëtarët tanë së bashku me patrollen e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë e kanë lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.
Kjo shoqatë bën apel që të ketë kujdes të shtuar gjatë skijimit jasht shtigjeve zyrtare./Arbresh.info/
Udhëheqësi Suprem i Iranit thotë se Ngushtica e Hormuzit duh...
Lideri i ri suprem i Iranit: Do hakmerrem për jetët e irania...
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...