Është vetëm fillimi, dhe gjithmonë është e vështirë.
Marash Kumbulla megjithatë e kupton se Sasuolo është shansi i karrierës së tij, pas dëmtimit të rëndë dhe konkurrencës së fortë te Roma.
Mbrojtësi “Kuqezi” tregon sesi ndodhi transferimi në ekipin tjetër të Serisë A, dhe sesi ndihet në këtë moment.
“Tani jam mirë. Jam riaftësuar plotësisht nga problemi I vogël muskulor që pata. Po punoj me skuadrën. Ndihem mirë. Tani duhet që të jem sa më shumë në fushë, gjatë stërvitjeve, por shpresoj edhe gjatë ndeshjeve. Deri tani po kaloj shumë mirë këtu. Për kalimin tim tek Sasuolo gjithçka ndodhi shumë shpejt. U fol vetëm ditën që bëra vizitën mjekësore. Nuk pata dyshime. Fola edhe me Bajramin, fola përpara sesa të vija këtu. Më tha se priste që të më takonte këtu. U nisa, mbërrita këtu dhe tani jam shumë I lumtur”.
Futbollisti 24-vjeçar I kombëtares ka bërë edhe një bilanc të karrierës në Itali.
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës