Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në katër lokacione në Gjilan, pasi kishin siguruar informacion se i një person i dyshuar ishte i përfshirë në trafikim me lëndë narkotike brenda dhe jashtë vendit.
Në njoftimin nga policia thuhet se gjatë kontrollit në vendbanimin e të dyshuarit A.A., 25-vjeç me shtetësi maqedonas, në një fshat në Gjilan janë sekuestruar 2.4 kilogramë lëndë narkotike që dyshohet të jetë e llojit heroinë, 6.8 gram marihunë, dy armë të shkurta, pesë armë të gjata, një veturë me targa vendore, një veturë me targa të Kumanovës dhe një sasi e municionit.
“Gjatë realizimit të urdhër kontrollit, i dyshuari nuk ka qenë prezent, por është njoftuar nga familjarët që të paraqitet në vendngjarje, i njëjti nuk i është përgjigjur ftesës zyrtarëve policore dhe ndodhet në arrati”, bëm të ditur njoftimi.
Tutje thuhet se lidhur me narkotikët, hetimet janë duke u zhvilluar nga DHTN-Gjilan ndërsa rastin për armët e sekuestruara janë duke u marruar njësitë tjera.
“Lidhur me narkotikët, hetimet janë duke u zhvilluar nga DHTN-Gjilan ndërsa rastin për armët e sekuestruara janë duke u marruar njësitë tjera për shkak të kompetencave lëndore. Substancës se dyshuar narkotike iu është bërë testi fushor me që rast ka rezultuar pozitiv”, thuhet në njoftimin e policisë,
Policia njofton gjithashtu se në lidhje me të gjitha veprimet e ndërmarra nga policia është njoftuar edhe Prokurorja e Shtetit./Arbresh.info/


Arbeloa para ndeshjes me Man Cityn: Duhet nivel edhe më i la...
Izraeli thotë se ka nisur operacione tokësore në Liban
Lëndohet rëndë një punëtor në Gjilan, u rrëzua nga një lartë...
Rüdiger: Nëse do ta fitosh Championsin, duhet të përballesh ...
Dubravka: Kosova ka ekip të mirë dhe lojtarë kualitativë, kë...
Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të d...