Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, ka thënë se skuadra e tij duhet të bëjë paraqitje perfekte për të fituar ndaj Bayern Munich.
Përballja e ardhshme e Bayer Leverkusen do të jetë me Bayern Munich në një ndeshje të rëndësishme të Bundesligës. Ekipi po përpiqet të sfidojë dominimin e Bayernit dhe të fitojë titullin e Bundesligës.
Në udhëheqje të Xabi Alonso, skuadra ka treguar një performancë të shkëlqyer gjatë këtij sezoni, duke marrë pesëdhjetë e dy pikë në njëzet ndeshje dhe duke kryesuar tabelën e Bundesligës.
“Për të mposhtur Bayernin, ne kemi nevojë për një paraqitje pothuajse perfekte. Do të ishte e shkëlqyer të festonim pas ndeshjes, por ne nuk jemi ende atje”, ka thënë Alonso./rtk
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit