Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë patrullimit kanë ndaluar një veturë në Leposaviq.
Gjatë legjitimimit, kanë kuptuar se përveç drejtuesit të veturës, edhe dy persona tjerë kishin hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.
Me vendim të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
“Sharpel, Leposaviq 08.02.2024, 20:20. Njësitë policore gjatë patrullimit kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull, në veturë ishin edhe dy të dyshuar meshkuj tjerë dhe gjatë legjitimimit është kuptuar se të dyshuarit me veturë kanë hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...