Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njofton se ka arrestuar sot një zyrtar policor në Obiliq i cili u zu në flagrancë duke keqpërdorur detyrën zyrtare dhe marrje të ryshfetit.
IPK bënë të ditur se hetimet për këtë rast kishin filluar kohë më parë ndërsa dyshohet se zyrtari policor ka pranuar 1,000 euro për të intervenuar në hetimet e një rasti penal, përcjell Arbresh.info
“Pas disa veprimeve hetimore duke përfshirë edhe hetimin me masa të fshehta hetimore, sot rreth orës 17:00 nga hetuesit e IPK-së është arrestuar në Obiliq zyrtari policor (hetues në Stacionin Policor në Obiliq) kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Bazuar në veprimet hetimore që hetuesit e IPK-së kanë realizuar deri më tani, dyshohet se zyrtari policor ka pranuar 1000 Euro për të interferuar në hetimet e një rasti penal”, thuhet në njoftim.
Në fund të njoftimit thuhet se hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast./Arbresh.info
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...