Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi është takuar me ambasadorin e OSBE-së, Kilian Val.
Xhaferi njofton se kanë diskutuar për gjendjen aktuale politike në shtet.
“Në takimin me ambasadorin e OSBE-së, Sh.T. Kilian Val, biseduam për gjendjen aktuale politike në shtet dhe për aktivitetet që na presin në drejtim të mbikëqyrjes së zgjedhjeve. E theksuam bashkëpunimin e shkëlqyer dhe komunikimin e hapur me Misionin e OSBE-së që nga themelimi në Shkup, i cili do të vazhdojë me intensitet të pa zvogëluar edhe në të ardhme”, njofton Xhaferi./Arbresh.info/
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi