Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person i dyshuar pasi kishte sulmuar me shkop druri një person tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, personi që u sulmua ka pranuar tretman mjekësor, dhe i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Adem Jashari, Hani Elezit 07.02.2024-16:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar me shkop druri viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...