Në fjalën e tij përpara mbështetësve, ish-kryeministri Shqipërisë, Sali Berisha tha se pas protestës së pesë shkurtit përpara Parlamentit, politika shqiptare nuk është më e njëjtë.
“Ndonëse mendoni ndryshe, ndonëse kemi kritikuar njëri-tjetrin, ndonëse kemi pasur përplasje me njëri-tjetrit dhe jemi parti e individit të lirë, kur vjen puna te interesi kombëtar, te vlera e lirisë, te demokracia, ne bëhemi një dhe i dalim zot vendit, i dalim zot pluralizmit, i dalim zot Shqipërisë”, tha Berisha.
Ai shtoi se bashkimi i 5 shkurtit ishte vetëm diçka e vogël, po të krahasosh me atë që do të shohë Shqipëria, Europa dhe bota më 20 shkurt, në protestën e radhës së opozitës./tvklan.al
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?