Shtëpia e Bardhë është e përqëndruar tek miratimi në Kongres i një pakete ndihme për Ukrainën, tha të mërkurën këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
“Ne besojmë se ende mundemi dhe do ta ofrojmë ndihmën për Ukrainën”, u tha zoti Sullivan gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për shtypin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Zoti Stoltenberg tha se ishte jetike që Kongresi të binte dakord për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën në të ardhmen e afërt.
Të pyetur për të komentuar mbi të ardhmen e gjeneralit ukrainas Valeriy Zaluzhnyi, shefi i NATO-s Stoltenberg dhe zoti Sullivan thanë se është një vendim sovran i Ukrainës zgjedhja e komandantëve të saj ushtarakë.
I pyetur se si qeveria amerikane do t’i përgjigjej intervistës së presidentit rus Vladimir Putin me gazetarin amerikan Tucker Carlson, e cila ka të ngjarë të transmetohet të enjten sipas njoftimeve në media, zoti Sullivan tha se ai mendonte se Shtetet e Bashkuara e kanë fituar tashmë argumentin rreth mbështetjes për Ukrainën./voa
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...