Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë qëndrimit në Estoni, përveç takimeve zyrtare me krerët shtetërorë, ka vizituar sot Qendrën e-Estonia dhe NATO Cooperatice Cyber Defence Centre of Exellence.
Kreu i Kuvendit u njoh me rëndësinë e mbrojtjes nga sulmet kibernetike, si një rrezik i sigurisë kombëtare të shteteve i cili po rritet gjithnjë e më shumë.
Ai vlerësoi se për rrjedhojë avancimi i dixhitalizimit dhe siguria kibernetike duhet të zhvillohen përkrah njëra-tjetrës, përderisa Estoninë e konsideroi shembull lider të transformimit dixhital të qeverisjes dhe shërbimeve publike, nga përvoja e të cilës mund të përfitojë Kosova.

“Dixhitalizimi i qeverisjes është një orientim në funksion të rritjes së cilësisë shërbimeve publike të cilin duhet ta ndjekë edhe Kosova. Të rinjtë e Kosovës të shquar për prirjen e tyre në fushat e teknologjisë duhet t’i orientojmë edhe kah ky aspekt i sigurisë i cili do të jetë krucial për sigurinë tonë kombëtare në të ardhmen”, tha Konjufca./Arbresh.info

Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...