Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në shkollën “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se punimet do të përfundojnë së shpejti, ku do të ketë kushtet më të mira për 650 nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle.
Tutje, kreu i qeverisë theksoi se këtë vit do të përfundojë ndërtimi dhe rehabilitimi i 100 shkollave në të gjithë vendin.
Postimi i plotë:
Punohet me intensitet në shkollën “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë, që pritet të përfundojë së shpejti, për të garantuar kushtet më të mira për 650 nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle
Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 shkollave në të gjithë vendin./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...