Të paktën dy persona vdiqën dhe 222 të tjerë u plagosën kur një zjarr i madh shpërtheu për shkak të një shpërthimi gazi mbrëmjen e së enjtes në kryeqytetin kenian, Nairobi.
Një kamion që transportonte gaz natyror shpërtheu në rrethin Embakashi rreth orës 23:30, duke shkaktuar flakë të mëdha.
Nga zjarri masiv janë dëmtuar banesa, biznese dhe makina që ndodheshin pranë.
Zjarri thuhet se është përhapur në disa komplekse apartamentesh, duke shkaktuar frikën se numri i të vdekurve mund të rritet më tej.
Dëshmitarët thanë për mediat lokale se ata ndjenë dridhje menjëherë pas shpërthimit.
Zëdhënësi i qeverisë, Isaac Muaura tha se vendi i shpërthimit tani ishte rrethuar dhe një qendër komandimi ishte ngritur për të ndihmuar në koordinimin e operacioneve të shpëtimit./abcnews.al
#Africa #AFRICAN
Gran #explosión en una gasolinera en #Nairobi, Kenia pic.twitter.com/cvTmfyBqKs— ????????? ????? ♚ ✖️ (@FriasAlejandro_) February 2, 2024
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...