Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Millosh Vuçeviq tha sot se Serbia është e shqetësuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje kornizë ushtarake ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, dhe se vendi po monitoron me kujdes atë që po ndodh dhe se do të ketë një përgjigje adekuate.
“Jo vetëm politikisht, por ne do t’i përshtatim kapacitetet tona për të gjitha sfidat, rreziqet, madje edhe rreziqet për atdheun tonë, sepse shtrohet pyetja – për kë dhe për çfarë është e armatosur e ashtuquajtura ushtri e Kosovës. Një tjetër ushtri shqiptare, de fakto, kur shikon përbërjen etnike”, u tha Vuçeviq gazetarëve në kazermën e Beogradit në Topçider, pas ekspozimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake të Ushtrisë së Serbisë.
Ai përsëriti frazën e autoriteteve në Serbi se kjo është në kundërshtim me Marrëveshjen Ushtarako-Teknike dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe sipas tij kjo paraqet “shkelje të drejtpërdrejtë të të gjitha normave të së drejtës ndërkombëtare”, duke shtuar se bashkëpunimi mes Turqisë dhe Kosovës (të cilës ai i referohet Prishtinës) “nuk është një gjë e re”.
“NATO nuk bashkëpunon institucionalisht me të ashtuquajturat Forca të Sigurisë së Kosovës, nuk merr pjesë si aleancë në transformimin, në atë që ata i quajnë Forca të Armatosura të Kosovës, që në fakt është në kundërshtim me Kushtetutën e tyre, por disa shtete anëtare janë kontribuuese të fuqishme në këtë proces dhe Turqia është ndoshta lider ndër to”, tha Vuçeviq./rtk/
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...