Yoav Gallant, ministri i mbrojtjes së Izraelit, u ka thënë anëtarëve të parlamentit se Izraeli synon të mbajë kontrollin ushtarak të Gazës pas luftës dhe ta udhëheqë atë në të njëjtën mënyrë si Bregun Perëndimor të pushtuar.
“Pas luftës, kur të përfundojë, mendoj se është plotësisht e qartë se Hamasi nuk do ta kontrollojë Gazën. Izraeli do ta kontrollojë ushtarakisht, por nuk do ta kontrollojë atë në kuptimin civil.
Kur flasim për lirinë ushtarake të operimit, shikoni se çfarë ndodhi sonte në Jenin. Kjo është liria ushtarake e operimit në nivelin më të lartë, dhe megjithatë ne nuk e kontrollojmë zonën në kuptimin civil” tha Gallant.
Gallant po i referohej bastisjes në spitalin Ibn Sina të Jenin, në të cilin forcat izraelite të maskuar si civilë dhe mjekë bastisën spitalin dhe vranë tre persona për të cilin dyshohej se ishin militantë islamikë.
Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor që nga viti 1967./abcnews.al
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...