Popullsisë së Britanisë së Madhe pritet që t’i shtohen 6.1 milionë njerëz deri në vitin 2036, për shkak të emigracionit. Diçka e tillë pritet që të shtojë presionin, që ekziston tashmë, për kryeministrin Rishi Sunak që ta frenojë fenomenin përpara zgjedhjeve.
Rritja, e regjistruar gjatë një periudhe prej më shumë se 15 vjetësh, pasqyron një parashikim prej 541,000 lindjesh më shumë se vdekje dhe migrimin ndërkombëtar neto prej 6.1 milionë njerëzish.
Shifrat e publikuara në nëntor treguan se migracioni vjetor neto në Britaninë e Madhe arriti një rekord prej 745,000 njerëzish deri në vitin 2022 dhe ka mbetur i lartë që atëherë.
Vendi pret emigrantë edhe nga vende si India, Nigeria dhe Kina por edhe nga vende të Europës. Projeksionet e publikuara sot vlerësojnë një nivel neto migrimi prej 315,000 njerëzish në vit nga mesi i vitit 2028 e në vazhdim.
Sunak është nën presion për të reduktuar nivelin e lartë të imigracionit legal, i cili ka dominuar prej kohësh peizazhin politik britanik dhe do të jetë një çështje madhore në zgjedhjet që priten më vonë këtë vit.
Qeveria e tij muajin e kaluar njoftoi masa më të ashpra për viza, duke përfshirë rritjen e kufirit të pagës minimale për disa emigrantë që sjellin anëtarë të familjes në vend, një veprim i kritikuar nga bizneset dhe sindikatat.
Sipas parashikimeve, popullsia e Britanisë së Madhe pritet të arrijë në 70 milionë deri në mesin e vitit 2026./abcnews.al
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...