Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken do të vizitojë Izraelin gjatë fundjavës, në vizitën e tij të gjashtë në rajon që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza.
Diplomati amerikan do të jetë në Izrael nga e shtuna deri të hënën, njoftuan mediat izraelite, duke shtuar se Blinken do të takohet me Koordinatoren e sapoemëruar Humanitare dhe Rindërtimit të OKB-së për Gazën, Sigrid Kaag, përpara se të niset për në Izrael.
Gjatë vizitës së tij të pestë në rajon në fillim të janarit, Blinken vizitoi Izraelin, Turqinë, Greqinë, Jordaninë, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Egjiptin./abcnews.al
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së