Një person është lenduar pasi ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese që është në ndërtim në Mitrovicën e Jugut, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Mitrovicë Jugu /29.01.2024 – 11:00. Viktima mashkull kosovar, përderisa ka qenë duke punuar, nga pakujdesia ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese që është në ndërtim. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njejti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë./Arbresh.info
Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dha...
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...
Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votas...
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi t...
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...