Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka udhëtuar sot me trenin e shpejtë “Frecciarossa” nga Roma në Milano.
Pacollli përmes një postimi në Facebook shkruan se ka “shijuar” efikasitetin dhe komoditetin e këtij treni, duke bërë krahasim me trenin nga Hani i Elezit dhe gjendjen ku ndodhemi.
Sipas tij, padyshim që patriotizmi më i madh për lidershipin kosovar nuk janë fjalët, por puna e ndershme dhe arritjet ekonomike!
Postimi i plotë i tij pa ndërhyreje:
Sot po udhëtoi me trenin e shpejtë “Frecciarossa” nga Roma në Milano, më pak se tre orë. Duke shijuar efikasitetin dhe komoditetin e këtij treni, (klasë ekonomike, biznesi dhe klasa ekzekutive), po e krahasoj me trenin nga Hani i Elezit ku para do ditëve parakaluan krerët e qeverisë dhe po mendoj për gjendjen ku jemi ???
Padyshim që patriotizmi më i madh për lidershipin kosovar nuk janë fjalët, por puna e ndershme dhe arritjet ekonomike!/Arbresh.info/



Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare