09:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) prezanton rezultatet e Indeksit të Përceptimit të Korrrupsionit për vitin 2023. (Zyra e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”)
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton në parim Projektligjin për Sport. (Kuvendi i Kosovës, N204)
10:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2024. (Kuvendi i Kosovës, N10)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti bënë shqyrtimin në parim të Projektligjit per ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
11:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes bënë shqyrtimin në parim te Projektligjit për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës; shqyrtimi në parim i Projektligjit për shtetësinë e Kosovës; shqyrtimi në parim i Projektligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
12:00
Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, mbajnë konferencë për media, pas pjesëmarrjes në pjesën finale të Kampionatit Evropian në Gjermani. (Zyrat e FHK-së)
13:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione bënë shqyrtimin e peticioneve. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim bënë shqyrtimi në parim të Projektligjit për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave si dhe shqyrtimi e Projektligjitpër Rregullat e trafikut rrugor. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
15:00
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 241-të. (Objekti i Prokurorisë Speciale, rr” Luan Haradinaj”)
KQZ: Rinumërohen 1,500 vendvotime, procesi përfundon në 22 k...
Aksioni i dytë i policisë brenda ditës: Zbulohet arsenal arm...
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...
Cilat janë dyshimet ndaj tre kryesuesve të QKN nga grupi i p...