Deputeti i Lidhjes Demorkatike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar pas heqjes së vizave nga Izraeli për qytetarët e Kosovës.
Me anë të një postim i në Facebook, Hoti u shpreh i lumtur për njohjen nga Izraeli gjatë kohës sa ishte ai kryeministër, shkruan Arbresh.info.
“Jam i lumtur që sa isha Kryeministër e pranuam njohjen nga Izraeli dhe tash si Kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael ta marrë lajmin se së shpejti lëvizim pa viza në Izrael. Si Grup i Miqësisë kemi punuar shumë që të thellojmë bashkëpunimin ekonomik dhe diplomatik me Izraelin. Ndër kërkesat e para në vizitën që kishim në Izrael si Grup i Miqësisë kërkuam heqjen e vizave për qytetarët tanë.”, ka shkruar Hoti.
Ndër të tjera, ai ka thënë se kjo është një mundësi për qytetarët dhe bizneset që t’i shkëmbejnë përvojat e tyre.
“Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...