Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) në muajin kundër kancerit të Qafës së Mitrës ka bërë thirrje për vaksinimin e vazjave për parandalimin e këtij lloji të kancerit.
Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, IKSHPK ka bërë të ditur se kanceri shkaktohet nga mostrajtimi i infeksionit HPV, shkruan Arbresh.info.
“Muaji kundër kancerit të Qafës së Mitrës HPV është infeksioni viral më i shpeshtë i organeve riprodhuese tek gratë dhe burrat. Nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë kancerin e qafës së mitrës.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Sipas IKSHPK-së, vaksina HPV mund të parandalojë më shumë se 90% të kancereve të ndërlidhura me Human Papilloma Virusin.
“Vaksinoni vajzat për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.E ardhmja pa kancer është e mundur!”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje