Pas më shumë se një ore, ka përfunduar takimi mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
Pas takimit, Vuçiq deklaroi se takimi ka qenë konstruktiv, teksa Lajçakut i ka përcjell nevojën për formimin e Asociacionit dhe ka thënë se zgjedhjet në veri të Kosovës janë urgjente, transmeton Arbresh.info.
RTS shkruan se Vuçiq ka kërkuar mbështetje nga BE për ndalimin sipas tij, të provokimeve të Prishtinës.
“E theksova domosdoshmërinë e formimit të Unionit të Komunave Serbe, mbajtjen më urgjente të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe kërkova mbështetjen e BE-së për ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina. E ritheksova gatishmërinë e Republikës së Serbia të përmbushë detyrimet e saj, në përputhje me marrëveshjet juridike ndërkombëtare në respekt të Kushtetutës së Republikës së Serbisë dhe Kartës së OKB-së”, ka shkruar Vuçiq në Instagram./Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...