Një serb në Leposaviq ka raportuar në polici se në xhamin e veturës së tij disa persona të panjohur kanë shkruar në gjuhën serbe fjalë kërcënuese.
Sipas Policisë, viktima ka pasur edhe thirrje telefonike anonime që e kanë kanosur me jetë, shkruan Arbresh.info.
Sipas viktimës, kjo ka ndodhur për motive politike.
“Leposaviq / 27.01.2024 – 00:30. Viktima mashkull s/kosovar ka raportuar se persona të panjohur në xhamin e veturës së tij, në gjuhën serbe i kanë shkruar (fjalë kërcënuese). Sipas viktimës kjo ka ndodhur për motive politike, pasi që viktima deklaron se ka pasur edhe thirrje telefonike anonime që e kanë kanosur me jetë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...