Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e cilëson situatën në Ballkanin Perendimor si të brishtë. Në një takim me kryeministrin e Malit të Zi, kreu i NATO-së u shpreh se rajoni ka një rëndësi të veçantë për aleancën dhe zhvillimet në rajon janë në monitorim të vazhdueshëm.
Duke folur për ngjarjen në Basnjë, Stoltenberg u shpreh se pas dhunës u dërguan 1 mijë forcë të aleancës dhe po vlerësohet situata për dërgim të forcave të tjera.
“Stabiliteti në rajon mbetet i brishtë. Dhuna që shpërtheu vitin e kaluar në Kosovë ishte e papranueshme. Dhe NATO u përgjigj me shpejtësi, duke dislokuar 1000 trupa shtesë, ne vazhdimisht jemi duke e vlerësuar çdo nevojë për prani të mëtejme”- tha Stoltenberg
Kreu i NATO ka folur dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, situata mes dy shteteve mund të zgjidhet vetëm me vijimin e bisedimeve./euronews.al
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë