Barcelona u mposht nga Bilbao në çerekfinale të Kupës së Spanjës me rezultat 4-2, pas vazhdimeve.
Pas ndeshjes Xavi u shpreh se nuk e përjashton mundësinë e largimit nga katalanasit, shkruan Arbresh.info.
“Jam i zhgënjyer me rezultatin. Luajtëm mirë ndaj një skuadre shumë të fortë në shtëpi. Duhet të gjejmë forcat për t’u riorganizuar për 2 trofetë e mbetur, La Liga-n dhe Champions Leaguen-n. E kam thënë dhe po e përsëris sërish. Nëse Barça nuk është kompetitive deri në fund të sezonit, do të largohem”, tha Xavi.
Pavarësisht humbjes ai thuri lavdata për skuadrën e tij.
“Është fillimi i diçkaje të rëndësishme, Barcelona ka një të ardhme të mirë përpara. Jam krenar me paraqitjet e lojtarëve të rinj”, potencoi Xavi.
Pas kësaj humbje Barça është eliminuar nga Kupa e Spanjës, ka humbur një finale në Superkupën e Spanjës nga Reali dhe aktualisht ndodhen në pozitën e tretë në La Liga me tetë pikë prapa lideres Girona./Arbresh.info.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...