Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar në NATO, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci tha se Abbott për disa vite i ka shërbyer ritjes së bashkëpunimit të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, shkruan Arbresh.info.
Në këtë takim, Maqedonci u shpreh se e ka falëndëeruar ambasadorin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të Ministrsisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
“Në këtë takim lamtumirës ambasadorin e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të rëndësishme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe veçanërisht për kontributin në heqjen e vizave për personelin civilë dhe ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. “, shkroi mes të tjerash ai.
Ministri i Mbrojtjes ndër të tjera ka theksuar se shteti britanik ka qenë dhe është aleat i Kosovës duke shtuar se ambasadori Abbott do të mbetet mik i përjetshëm i vendit.
“Theksova faktin se shteti britanik ka qenë dhe është aleat i Kosovës në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë, si dhe ruajtjen e vlerave demokratike. Ndërsa ambasadori Abbott do të mbetet mik i përjetshëm i Republikës së Kosovës.”, përfundoi Maqedonci./Arbresh.info/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...